E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Kombetar: Po denigrohemi

Pasi u thye heshtja per akuzat publike ndaj Teatrit Kombetar, dje u be publike dhe nje leter mirekuptimi e nenshkruar nga artistet dhe punonjesit e administrates se TK-se. Leter, e cila i eshte drejtuar ministrit Ylli Pango, per dijeni Kryeministrit Sali Berisha, ne te cilen shkruhet per disa probleme, tanime te njohura mes TK-se dhe MTKRS-se. Por, kjo eshte nje leter se ciles i jane bashkengjitur emrat dhe firmat e aktoreve e regjisoreve te TK-se, si edhe administrates se ketij institucioni. Hevin Culi, eshte ai qe ka ngritur akuzat per nje skandal qe tregon se ka zbuluar ne teater. Dhe flet per bileta, lehtesisht te falsifikueshme, inventare jo te rregullt etj. Ndersa kontrollet e shumta qe kane zbritur ne TK nuk kane gjetur asnje shkelje prej atyre qe thuhen. Ndaj, pos fjaleve qe jane thene dhe sqarimeve se teatri eshte ne periudhen e tij me te mire, pasi shfaqja "Pamje nga ura" e ka rikthyer spektatorin ne teater, ne letren drejtuar Pangos shkruhet: "Nga kjo fushate denigruese e njerezve te papergjegjshem, jemi thellesisht te fyer dhe nen presion. Keto shqetesime mblodhen kolektivin artistik te teatrit, i cili njezeri kerkoi nje takim te domosdoshem me ju". Bashkelidhur letres, vijon lista emerore e atyre qe kane nenshkruar.

Emrat qe kane nenshkruar:
Luiza Xhuvani
Vasjan Lami
Ndricim Xhepa
Monika Lubonja
Valbona Imami
Helidon Fino
Rajmonda Bulku
Olta Doku
Mihal Luarasi
Edi Luarasi
Bujar Asqeriu
Marjeta Ljarja
Elida Janushi
Sokol Angjeli
Ermela Teli
Naum Shundi
Anil Frasheri
Vangjel Toce
Neritan Licaj
Anila Bisha
Marjana Kondi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›