Zgjedhjet, ja kandidatet per rektor
Kane filluar prej disa ditesh pergatitjet per zgjedhjet ne universitetin e dyte ne vend dhe me te madhin e te vetmin ne veri te Shqiperise, ate "Luigj Gurakuqi" te Shkodres. Dy dite me pare eshte formuar dhe aprovuar nga senati "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Institucionale ne Universitetin e Shkodres". Ky komision kryesohet nga pedagogu Fadil Galiqi. Per postin e rektorit te Shkodres deri tani po mbledhin firma ish-kryebashkiaku i Shkodres, Artan Haxhi, ish-ministrja e Kultures, Esmeralda Uruci, njekohesisht nenkryetare e Keshillit Bashkiak dhe kryetare e LSI-se ne Shkoder. Po keshtu, ne "fushen e betejes" ka zbritur edhe ish-dekania e Ekonomikut, Sadije Bushati, ndersa nuk ka hequr dore nga kandidimi Fatbardh Sokoli. Te gjithe keto personalitete akademike kane titullin dr. prof. Per momentin nuk perjashtohet hyrja ne loje edhe te figurave te tjera, te cilet mund te mbledhin 10-20 firma te kolegeve per te kandiduar per postin e rektorit. Nderkohe, konkurrenca mesohet se eshte e ashper edhe per vendet e dekaneve te fakulteteve. R. Llazari