E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestro supermarketit, malli ne ankand

Zyra e Permbarimit Gjyqesor ne Durres ka nxjerre dje ne ankand mallin e sekuestruar te supermarketit "AR Quality" ne nje nga zonat qendrore te qytetit. Vendimi mesohet se eshte marre ne ekzekutim te nje vendimi civil te Gjykates se Rrethit te Durresit. Kjo pasi, sipas vendimit gjyqesor, pronari Agron Badronja ka qene debitor ne shuma te medha te subjektet furnizuese, nderkohe qe ai ka marre ne banke nje tjeter shume per te kapercyer krizen. Gjate dites se djeshme, punonjesit e permbarimit kane nxjerre ne ankand nje sasi te madhe mallrash, te cilat jane shitur me nje ulje cmimi deri ne 25% te vleres se tyre. Supermarketi "AR Quality" qe ndodhet ne fund te rruges "Skenderbej", prane Bankes se Shtetit, eshte mbyllur me 23 nentor nga permbaruesit.
Vendimi per shitjen e mallrave forcerisht, eshte kundershtuar nga pronari i supermarketit, Agron Badronja. "Permbarimi nuk ka respektuar procedurat e ekzekutimit te vendimit per sa i perket momentit kur mallrat dalin ne ankand, tha pronari i mallrave. Ne kete rast behet fjale per cmimin e tyre. Nese nuk eshte dakord debitori, caktohet nje ekspert, i cili vendos per nivelin e cmimeve. Ne kete rast nuk eshte thirrur ekspert dhe mallrat jane ulur 25% nga permbarimi. Une nuk kam qene dakord duke e kundershtuar vazhdimisht nje gje te tille". Pronar i mallit pretendon se nuk eshte bere inventar i sakte dhe se aty ka edhe pajisje qe nuk jane prone e tij. Gjate dites se djeshme ne kasat e supermarketit kane qene vetem punonjesit e permbarimit ne prani te forcave policore, ndersa eshte verejtur nje dyndje klientesh, qe kane perfituar nga cmimet. K. Jaupaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›