Teatri Kombëtar, Skrami: Reduktim të shfaqeve për shkak të buxhetit

Reduktimi i buxhetit për vitin 2012 i ministrisë së turizmit kulturës rinisë dhe sporteve, natyrshëm shoqërohet edhe me reduktimin e shfaqeve apo aktiviteteve artistike nga institucioneve kulturore. Drejtori Kristaq Skrami deklaron se buxheti do të ndikojë në sasi por jo në cilësinë e shfaqeve që do të ngjiten në skenën, përgjatë vitit 2012.
Shfaqja e parë premierë, nga 5 të tilla që priten të vihen brenda një viti, do të jetë në mes të shkurtit dhe ajo është "Mallkimi i të uriturve", e cili do të vijë me regji të Kastriot Çipit.
Ndërsa për sa i përket jubileut të pavarësisë Skrami bën të ditur se është hapur konkursi për veprën e 100-vjetorit, i cili do të mbyllen në përfundim të muaj mars. Ndërsa përgjatë muaj nëntor do të mbahet festivali mbarëkombëtar i dramës shqipe.
Një hapësirë në projektet e këtij viti në Teatrin Kombëtar do të ketë edhe teatrin kosovarë, ku në muajin shkurt do të ngjiten në skenë trupa teatrore e qytetit të Prishtinës dhe të Prizrenit.