Meta: Nuk do të kandidoj për president!

"Theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka procesi i zgjedhjes së kreut të vendit, jo për plotësimin e një vendi qe lirohet ne kohen e duhur, por ne kuptimin e funksionimit te duhur te një institucioni tepër te rëndësishëm për stabilitetin politik dhe institucional te vendit dhe për vijimin e reformave qe kërkojnë bashkëpunimin e maxhorancës dhe opozitës ne Kuvend", u shpreh Meta .
“Unë duke e mirëkuptuar propozimin e djeshëm të z. Luan Rama, do ta ftoja publikisht megjithëse ia kam bërë dhe privatisht e sinqerisht që të kandidojë për kreun e LSI-së, meqë ka shprehur edhe diferenca sa i takon drejtimit të kësaj force politike. Kandidimi im është ai për kreun e LSI-së ndërsa lidhur me kandidimin për President kam edhe 30-vjet të çmuara për të vlerësuar kohen e duhur”, tha Meta.
Ndërsa lidhur me darkën me liderin e PS-së, Edi Rama, në Gjirin e Lalëzit, Meta tha se kjo darkë e konsumuar mes tyre ishte më tepër e një karakteri privat, njerëzor dhe jopolitik, ndërsa shtoi se do të pranonte me kënaqësi një ftesë për darkë prej Ramës, në shtëpinë e tij.
“Ju e dini se edhe pse nuk isha në dasmën e tij unë i dërgova buqetën më të bukur me lule”, tha Meta./Start/
2012-05-12 13:03