Vasili: Shqipëria, e treta për akses të shpejtë për pacientët

“Reforma e edukimit në vazhdim do të jetë e pandalshme. Gati dy vitet e fundit aktivitetet kualifikuese për mjekët kanë njohur një zhvillim të vazhdueshëm, që është i pakrahasueshëm me asnjë fushë tjetër të shkencave në Shqipëri. Shëndetësia shqiptare në pikëpamje të formimit profesional të edukimit dhe të ofrimit të dijeve shkencore, duan apo nuk duan disa është në avangardë. Ajo po përjeton një nga momentet e saj më të mira në drejtim të ringritjes ideore dhe profesionale”, tha Vasili.
Ministri u ndal në reformimin e shëndetësisë, duke theksuar se reformat janë vlerësuar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Parandalimi dhe imunizimi janë suksese të reformës”, tha Vasili, duke shtuar se teknologjitë moderne mjekësore tashmë janë në çdo rreth të vendit.
Duke konsideruar mjekësinë e familjes si guri i themelit për një sistem shëndetësor modern, efikas dhe cilësor, Vasili tha se sistemi i referimit është një nga hapat e parë madhorë të reformës shumëplanëshe që është ndërmarrë në fushën e shëndetësisë. “Sistemi i referimit, mund të quhet pa mëdyshje ‘guri i themelit’, për të disiplinuar sistemin, rritur transparencën, luftuar korrupsionin, për të krijuar tashmë një marrëdhënie formale ndërmjet mjekut dhe pacientit, ndërmjet qytetarit dhe sistemit shëndetësor, me synim rikthimin e dinjitetit të të gjitha palëve”, theksoi kreu i shëndetësisë.
Në Shqipëri, 417 qendra shëndetësore funksionojnë si njësi autonome, shërbimet e të cilave janë të blera nga ISKSH. Çdo qendër shëndetësore menaxhohet nga një drejtues i cili ka hapësirat e nevojshme për të bërë të mundur një menaxhim autonom.
/Start/
2012-05-12 15:21