E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri Kombetar vazhdon shfaqjet ne edicionit e tij te 7-te

Shfaqja “Oh ato ditë të lumtura” e Samuel Bechet u ngjit në skenë nën regjinë e Redian Mullajt. Në qendër të veprës janë Uini dhe Uilli, të cilët u jetësuan nga aktorët Manjola Merlika dhe Ledian Gjeci. Në këtë vepër, kushti ekzistencial i karaktereve shfaqet në një gropë, e cila ndodhet në majën e një kodrine. Kjo gropë sa vjen e mbytet thellë e më thellë në të. Sa më shumë afrohet fundi aq më ngadalë ajo zhytet dhe asnjëherë nuk vjen fundi, që ta çlirojë atë nga dhimbja e gropës. Karakteret duan që t’i japin fund jetës, por ai fund nuk vjen kurrë, sepse ora ngadalësohet gjithnjë e më tepër. Pavarësisht se aty eksziston koha ajo mbetet gjithnjë një nocion abstrakt, pasi gjatë gjithë kohës është një dritë konstante në atë vend. Pas dy shfaqjesh “Koleksioni i Qelqtë” me regji të Lorin Terezit dhe “ Kënaqësitë e Tradhëtisë” të regjisores Najada Elmazi, juria do të japë vlerësime për shtatë shfaqjet konkuruese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›