E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Shetites ngre siparin me "Zerat e Detit" ne Puke

Teatri Shetites ka ngritur tiparin e aktiviteteve te tij me premieren per femije "Zerat e detit", shkruar nga Milena Selimi dhe vene ne skene nga regjisori Endri Cela. Ashtu si edhe kishin premtuar kjo trupe teatrore, me aktoret Elidon Alika, Nelson Mulla, Anisa Canaj, Endri Cela dhe ideatorin, regjisorin Kico Londo u zhvendos ne qytetin e Pukes per te shfaqur, si kishte premtuar, ne kete qytet verior, premieren e pare te Teatrit Shetites per femije "Zerat e Detit". Shfaqja ka shkuar mjaft mire dhe eshte mirepritur me duartrokitje ne sallen e Pallatit te Kultures se Pukes, ku numri i spektatoreve te shkolles 9-vjecare "Migjeni" ka qene dyfishi i kapacitetit real te salles, rreth 800 femije. Me ide te qarta dhe nje strategji te mirepercaktuar, kjo nisme e re ne fushen e artit teatror, ne logon e dy kembeve misionare, qe nisen nga drejtime te ndryshme, por nga njerez me mendime, vizione dhe ide te perbashketa ka nje qellim te perbashket qe mbetet bashkerendimi i energjise dhe dinamikes se artisteve te kryeqytetit me hapesirat artistike (aty ku ekzistojne) dhe zgjerim hapesirash te vaketa dhe te munguara ne zonat inekzistente ne te gjithe Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›