E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Takim me historine per ngjarjet e diktatures

Përmes muzikës, lëvizjeve koreografike, aktrimit dhe mbi të gjitha dëshmive reale mbrëmë u përcoll një nga ngjarjet tronditëse të diktaturës. Ideatore të këtij projekti janë Violeta Murati dhe Sonila kapedani, e cila është edhe regjisore e kësaj shfaqje.
Historia e këtij takimi nisi në Metropol me ngjarjen e bujshme të 26 shkurtit 1951, ku u pushkatuan 21 intelektualë me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike.
Nata e tmerrshme kur u dha urdhri i arrestimit të 150 shqiptarëve, duke i zbarkuar me dhunë nga makina ushtarake e diktaturës në sheshin kryesor të Tiranës dhe të gjithë më pas për ti dërguar në qeli, ku u hartua lista e zezë e 22 arrestuarve për t’u pushkatuar pa asnjë lloj procesi hetimor dhe pa gjyq, erdhi para publikut si një fakt tronditës.
Protagonistja e mbrëmjes, duke folur për misterin dhe terrorin pohon se ajo ditë dhe ajo natë nuk harrohet. “Jam arrestuar më 23 shkurt dhe Sabihaja me 24 në orën 12 të natës. Na morën me duar të lidhura. Rrugët ishin të mbushura me plot të arrestuar që po na çonin drejt burgut të madh. Ishte errësirë e madhe.
Kjo pjesë e dokumentuar e historisë u shoqërua në sallën “Shekspir” me imazhe koreografike, që kthyen në simbole artistike dramën e ngjarjes dhe kjo falë koreografisë të realizuar nga Arjan Sukniqi, si bashkëpunim me Teatrin e Operas. Ndërkohë që për dokumentacionin historik është vënë në dispozicion arkivi i Institutit të Studimeve, Krimeve dhe Pasojave Cikli “Takim me historinë” në Metropol ka për qëllim të nxjerrë nga harresa dëshmitë historike tronditëse të ndodhura në diktaturë. Ky projekt sipas organizatorëve, kërkon ti imponojë publikut njohjen me këto dëshmi, duke i bërë njëkohësisht protagonistë të këtij Teatri-Dokument.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›