Vasili ne Tropoje falenderon shtabin e emergjences

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ka shprehur mirënjohje shtabit të emergjencës në Tropojë për punën e bërë në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga bora.
Gjatë një takimi me nënprefektin, kryetaret e komunave dhe drejtuesit e institucioneve lokale Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se situata do të vazhdojë të ndiqet në vazhdimësi.
Ndërkohë që nënprefekti dhe kryetarët e komunave falenderuan personelin e shëndetësisë së rrethit dhe Ministrinë e Shëndetesisë për gatishmërinë e treguar duke bërë të mundur që asnjë jetë njerëzore të mos humbte. Në rrethin e Tropojës operacionet e shpëtimit nga ajri kanë vazhuar edhe këtë të shtunë.