Tavo-mjekëve: Kujdes me orarin dhe sjelljen

Nëse një mjek nuk shërben në kohë fyen pacientët do të ketë penalitete deri në largim nga puna. Dhe raste të tilla ka mjaftueshëm si spitalet qëndrore e deri në ato të qëndrave shëndetësore në fshatra.
Ministri i shëndetësisë Vangjel Tavo solli një shembull nga urgjenca e Tiranës ku një mjekë roje i është përgjigjur në mënyrë jo etike një pacienti. Gjithashtu ministri tha se ka një numër të konsiderueshëm ankesash nga ana e pacientëve për mjekët kryesisht të turnit të dytë të cilët nuk gjenden në vendin e punës.
Duke qënë se stina e verës shoqërohet nga prania e vizorave, helmimeve të ushqimeve, apo sëmundjet të tjera të cilët lidhen më infeksionet e djegies së lëkurës, Tavo kërkoi gadishëmëri të plotë të personelit mjekësor.
Ministri i tërhoqi vëmendjen bluzave të bardha të tregojnë më tepër kujdes për katergori të caktuar siç janë foshnjat, të moshuarit, dhe të sëmurët kronikë. Përgjatë kësaj vere edhe mjekët do të pushojnë, po sipas ministrit do të ketë një planifikm të saktë të lejeve të zakonshme në mënyrë të tillë që të gjithë pacientët të marrin ndihmën mjekësore në kohë.