E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Britani, marrëveshje për transferimin e të burgosurve

Ministri Britanik i Burgjeve Crispin Blunt dhe zëvendës Ministrja e Drejtësisë shqiptare, Brikena Kasmi nënshkruan dje në Londër një marrëveshje per transferimin e detyrueshëm te te burgosurve (CPTA), sipas të cilës të burgosurit shqiptarë do të transferohen me detyrim nga Britania për të përfunduar dënimin e tyre në Shqipëri.
 

Gjatë fjalës së tij Ministri britanik per Burgjet, Crispin Blunt tha:
 

"Ne tashmë jemi duke levizur mijëra kriminelë të huaj në fund të dënimit të tyre, ose sipas marrëveshjeve të transferimit për të shërbyer pjesën tjetër të denimit në vendet e tyre. Ne besojmë se, kudo që të jetë e mundur, të burgosurit e huaj duhet të kryejnë dënimin në vendin e tyre. Jo vetëm se kjo do të kursente para për Mbretërinë e Bashkuar, por gjithashtu do të thotë se këta të burgosur do të jenë më afër familjes dhe miqve. Kjo ndihmon për të mbështetur rehabilitimin social te të burgosurve dhe riintegrimin në shoqëri. Transferta do të ndihmojë edhe vendin e tyre për të marrë masat e duhura për mbrojtjen e tyre publike pas lirimit".
 

Kjo është marrveshja e parë dypalëshe që Ministria e Drejtësisë Britanike ka nënshkruar me një vend i cili ka një numër të madh qytetaresh në burgje në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht janë rreth 180 të burgosur shqiptarë në burgjet në Mbretërinë e Bashkuar, prej të cilëve mbi 100 mund të jenë të ligjshëm për transferim nën kete marrveshje. Marrëveshja gjithashtu parashikon se edhe qytetarët britanikë të cilët janë të vuajtes të dënimit në Shqipëri mund të transferohen me detyrim në Britani.
 

Marreveshja per transferimin e te burgosurve, CPTA do të duhet të ratifikohet nga parlamenti shqiptar gjatë mandatit të ardhshëm parlamentar dhe pastaj dergohet ne Parlamentin Britanik. Ndërkohë, Shërbimi Kombëtar Britanik per Menaxhimin e te Dënuarve është duke identifikuar të burgosurit shqiptarë të cilët plotesojne kriteret per tu transferuar, në përgatitje për të derguar dosjet e tyre tek Agjensia Britanike e Kufirit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›