Teatri kombëtar për fëmijë, festoi 60-tё vjetorin
Teatri Kombёtarё pёr fёmijё festoi tё hёnёn 60-tё vjetorin e krijimit tё tij. Me kёtё rast drejtuesit e kёtij institucioni pregatitёn njё sёrë aktivitetesh. Maratona nisi me njё koncert festiv, me kёngё dhe valle, ekspozitёn me personazhet e teatrit, mё tёj vazhdoi me Premierёn “Ditёlindja jonё” etj. Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë Flamur Shehu pёr mikrofonin e “Ora News” u shpreh se ky pёrvjetor ёshtё shumё domethёnes pёr kёtё institucion.
Nё gjashtё dhjetor 1950, Teatri i Kukullave nё Tiranё shfaqi premierёn e parё “Fatbardha”. Teatri i parё profesionist i kukuallave ishte i pёrbёrë nga 12 persona. Në Maj, 2003, Teatri i Kukullave Shqiptar, mori statusin Kombëtar dhe në vitin 2005, emërtohet Teatri Kombëtar për Fëmijë. Salla përbëhet nga 160 vende dhe jep mbi 500 shfaqje në vit në të gjithë vendin.