Teatri shqiptare pare nga Prishtina
Pergjate Darkes se gabuar. Shfaqja dominohet nga nje skematizem qe te krijon pershtypjen e riprodhimit te shfaqjeve teatrore ne Shqiperi dikur
Rruga deri ne skene e nje vepre letrare ne proze qofte ajo roman novele apo tregim ne shumicen e rasteve eshte e pasigurt. Nje gje e tille ndodh se ekziston rreziku i mospershtatjes adekuate per nje medium si teatri.
Pak a shume e njejta gje ndodhi me venien ne skene te shfaqjes Darka e gabuar sipas romanit me te njejtin titull te Ismail Kadarese produksion i Teatrit Kombetar ne Tirane shfaqur edhe para publikut te Prishtines pak dite me pare.
Nen hijen e romanit
Romani Darka e gabuar eshte dramatizuar nga regjisori i shfaqjes Fatos Haxhiraj dhe eshte pershtatur per skene ne nje version krejt tradicional dhe konvencional dramatik. Teksti i dramatizuar ruan rrefimin baze te ndodhise pastaj ndjek linjat tematike dhe ve ne siperfaqe personazhet me karakteret e tyre ashtu si dalin nga romani.
Duke u munduar te percjelle tekstin e romanit krijohet qarte nje mosperputhje e madhe e ndjeshmerise perjetimit emotiv psikologjik dhe dramatik ne mes vepres ne origjinal dhe shfaqjes ne skene.
Dallimi behet me i theksuar kur teksti formalizohet pra shnderrohet ne dialoge komunikues me personazhe zyrtare qofshin ata mjeke apo gjenerale ushtare te thjeshte apo gazetashites te burgosur a clirimtare.
Kjo e zhvesh tekstin nga ngjyrimet origjinale kadareane nga tabloja e nje realiteti te viteve 40 ku ushtrite e huaja ne Shqiperi vinin e shkonin. Galeria e personazheve e ben thuajse te pamundur motivimin dhe veprimin skenik arritjen e dramacitetit ne nje shkalle siperore.
Rrumbullakesimi i kesaj fabule dramatike me nje numer me te vogel personazhesh do te krijonte nje shtrat te qendrueshem per nje rrjedhe te natyrshme te shfaqjes dhe me intriguese per publikun.
Regji skematike
Meqe dramatizimi i romanit eshte bere me nje strukture krejt konvencionale atehere Haxhiraj duket se e ka pare te udhes qe edhe konceptin regjisorial ta ndertoje mbi konvencionalitetin.
Darka e gabuar si realizim skenik dominohet nga nje skematizem qe te krijon pershtypjen e vazhdimesise ose riprodhimit te shfaqjeve teatrore ne Shqiperine e shume viteve me pare. Sido qe te jete ky lexim regjisorial nuk e zbeh vleren e krejt shfaqjes si produkt teatror fillim e mbarim ka nje autoresi te njetrajtshme konvencionale ne tekst edhe ne regji.
Skena me nje dekor te mbingarkuar nderrimet e shpeshta ndricimi krejt siperfaqesor pastaj muzika e perdorur me shume per te ilustruar dhe sforcuar emocion se sa si nje hallke e rendesishme ne vargun e asaj qe quhet regji teatrore kane bere qe Darka e gabuar te mos e arrije nivelin e pritshmerise.
Mbase gjithcka eshte shfaqur e luajtur nen hijen e vete romanit dhe emrit Kadare
Pavaresisht kesaj nje element qe duhet vleresuar eshte interpretimi i aktoreve sidomos atyre ne rolet kryesore. Perzgjedhja e aktoreve dhe ndarja e roleve eshte zakon ti atribuohet si merite regjisorit ndersa suksesi ne interpretim konsiderohet merite e perbashket e potencialit interpretativ qe kane aktoret dhe punes se regjisorit me ta. Te Darka e gabuar ky kombinim funksionoi mjaft mire dhe per rezultat pame nje kaste aktoresh brezash te ndryshem qe interpretuan me dinjitet dhe profesionalizem.
Nuk mund te mos vecoj dy emra te njohur Ndricim Xhepa ne rolin e komandantin te kembesorise naziste qe pushton Shqiperine Fritz Von Shvabe dhe Bujar Asqeriu ne rolin e Doktor Gurameto i Madh. Qe te dy keta me interpretimet e tyre mjeshterore na sollen personazhe sa antagoniste ne dukje te pare po aq mistike dhe bashkedyzuese me njeri-tjetrin fati i tyre i parathene per te keq. Sepse keshtu desh historia.
Respektimi i Kanunit te Leke Dukagjinit eshte nje nder linjat tematike te Darkes se gabuar. Kjo gjetje nuk eshte e re. Kadare ne te shumten e veprave te veta shenjon ne nje menyre ose tjeter doket zakonet dhe aspekte kanunore te tradites se shqiptareve.