Ministritë e minibashkitë s’paguajnë ujin
31/05/2011 Shëndetësia, Turizmi, Mbrojtja, Arsimi dhe njësitë bashkiake nuk kanë paguar detyrimet ujësjellësit
Mbi 330 milionë lekë është borxhi i akumuluar nga dikasteret publike ndaj kësaj ndërmarrjeje
Krahas subjekteve të biznesit apo abonentëve familjarë debitorët më të mëdhenj ndaj rrjetit të ujësjellësit në kryeqytet rezultojnë të jenë institucionet qeveritare dhe njësi të shumta të pushtetit lokal. Shumë prej dikastereve qeveritare, veçanërisht ministritë, prej vitesh kanë akumuluar një borxh të madh ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit për shkak të mosderdhjes së detyrimeve përkatëse. Konkretisht bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 330 milionë lekësh të reja, të cilat rezultojnë si pagesa të pashlyera nga ministritë përgjithësisht, teksa detyrime në shifra të konsiderueshme rezultojnë të kenë edhe njësitë bashkiake. Kundrejt këtyre shkeljeve ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve të kryeqytetit ka bërë publike gjatë ditës së djeshme listën e institucioneve që kanë detyrime të pashlyera, ndaj të cilave është konfirmuar se nuk do të ketë asnjë lloj toleromi. Në këto kushte, do të operohet me ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjitha ato subjekte që rezultojnë debitore ndaj ujësjellësit, qofshin këto publike apo private.
Debitorët
Në krye të listës për detyrime të pashlyera ndaj kësaj ndërmarrje renditet Ministria e Arsimit, e cila rezulton të ketë rreth 170,8 milionë lekë detyrime të papaguara ndër vite ndaj ujësjellësit. Po kjo problematikë është hasur edhe në ministri të tjera, si ajo e Shëndetësisë, e Turizmit, e Mbrojtjes dhe në shumë njësi të qeverisjes vendore të kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare të ujësjellësit, konfirmohet se “Ministria e Shëndetësisë dhe institucione që varen nga ajo duhet të paguajnë 48,6 milionë lekë, Ministria e Arsimit duhet të paguajë rreth 170,8 milionë lekë, Ministria e Mbrojtjes duhet të paguajë 31,1 milionë lekë. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Ministria e Turizmit dhe institucionet në varësi të saj, që detyrohen 6,6 milion lekë; Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare duhet të paguajë 20,1 milionë lekë dhe njësitë bashkiake 10,4 milionë lekë”.
Ndërprerja e rikonstruksionet
Për të shmangur këto abuzime tashmë ka iniciuar edhe aksioni për ndërprerjen e ujit të gjitha subjekteve që janë debitore ndaj ujësjellësit, qofshin këto institucione publike apo subjektet biznesit si dhe abonentë familjarë. Dy ditë më parë drejtuesit e këtij institucioni kanë iniciuar edhe punimet për shtrimin e rrjeteve të furnizimit në disa zona problematike të kryeqytetit, të cilat për vite me radhë apo muaj të tërë kanë vuajtur nga mungesa e furnizimit me ujë. Konkretisht bëhet fjalë për punimet e nisura në Shkozë, Dajt, Laprakë, Babrru, Paskuqan si dhe shtrimin e rreth 3,5 km rrejt shpërndarës zonës së Liqenit të Thatë. Sipas kreut të Ujësjellësit Sahit Dollapit, me këto punime synohet që gjatë këtij sezoni veror banorët e kryeqytetit të mos kenë më shqetësime për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Dollapi ka shtuar më tej se krahas punimeve do të shtohen edhe aksionet për shmangien e abuzimeve, duke lënë të nënkuptohet kështu se do të vijojnë monitorimet për plotësimin e abonentëve me matës, por dhe për prerjen e ujit të pijshëm për debitorët.