Scudetto para Ligës së Kampionëve

Fabio Cannavaro ka thënë se triumfi në Serie A është objektiv i tij kryesor këtë sezon, por pranon se dëshiron të fitojë edhe në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, mbrojtësi i Juventusit ka theksuar se preferon të fitojë Scudetton, më tepër se Ligën e Kampionëve.
Bianconerët kanë përmirësuar pozitën e dytë pas fitores, ndaj Maccabi Haifas të mërkurën, në garën elite të klubeve evropiane, ndërsa të dielën janë mysafirë të Sienas në Serie A.
Nuk guxojmë të bëjmë gabime, tha Cannavaro, të shtunën për të përditshmen sportive italiane Tuttosport. Mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve preferoj këtë të parën. Por ne jemi Juventus dhe do të mundohemi të fitojmë edhe të dytën. Duhet të fillojmë të fitojmë përsëri të gjejmë vazhdimësinë që kemi pasur në fillim, shtoi ai.
Cannavaro ka komentuar edhe vlerësimet rreth përforcimit të ri Diego, i cili nga shumëkush është krahasuar me legjendën argjentinase, Diego Maradona. Ai nuk pajtohet me këto vlerësime. Me gjithë respektin ndaj Diegos, nuk mendoj se askush mund të jetë si Maradona. Ai është futbollist i rëndësishëm dhe duhet ti jepet kohë, përfundoi ai.