E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teka apo mesazhe?

Kur fëmijët qajnë, kanë gjithmonë një arsye, madje edhe atëherë kur të rriturve nuk u rezulton kështu. Një neuropsikiatër thotë se fëmijët i përdorin kapriçiot si alibi për të rriturit. Por cila do të ishte zgjidhja? Fëmijëve u duhet folur gjithmonë me zë të ulët

Kur një fëmijë grindet pa ndonjë arsye konkrete, të rriturit janë të prirur të mendojnë gjithmonë se po bën kapriçio. Një ekspert neuropsikiatër për fëmijë i këshillon prindërit që t‘i shohin më me kujdes sjelljet e fëmijëve të tyre, sepse këto të fundit etiketohen shpesh si kapriçio. Në një shoqëri të papërshtatshme për fëmijët ("as shtëpia nuk është ambienti i duhur për të rritur fëmijë", thotë specialisti), shpesh prindërit ua imponojnë sjelljet, në vend që t‘ua shpjegojnë ato dhe t‘i bindin më pas që ////të fëmijët t‘i pranojnë. Duke i nënvlerësuar gjithmonë sjelljet e fëmijëve, të rriturit nuk do ta kuptojnë kurrë se çfarë duan të komunikojnë të vegjlit. "Nëse dimë t‘i zbërthejmë mesazhet e tyre, edukimi i fëmijës bëhet më i thjeshtë, duke shmangur ndërhyrjet autoritare që ndikojnë për keq te të vegjlit", shpjegon doktori.

Doktor, ju e përjashtoni faktin që të vegjlit mund t‘u bëjnë shantazh prindërve?

Kur nuk bëhet fjalë për mesazhe të tipit nevoja fiziologjike (etje, uri, gjumë, nevojë për t‘u ndërruar etj.) tekat jenë treguesi i vetëm se është krijuar një barrierë mes fëmijëve dhe të rriturve. Mendohet se fëmija duhet vetëm të bindet dhe të ndjekë me përpikmëri këshillat e edukatorëve, por nuk merret aspak parasysh se kjo fuqi mbytëse provokon kundërpushtet. Një lloj shpalljeje lufte, që zakonisht racionalizohet nga fakti që fëmija duhet të mësojë rregullat që të mund të jetojë dhe të bashkëjetojë në shoqërinë tonë.

Sigurisht që po, por në jetën e përditshme fëmija duhet t‘u bindet prindërve. Apo jo?

Nuk duhet të harroni se, që nga viti i dytë i jetës, fëmija është i prirur të konfrontojë vullnetin e tij me atë të të rriturve, duke iu vënë kundër: është faza që në psikologji njihet si mosha e zhvillimit, pra si faza e kundërshtimit, funksionale që nga lindja. Është zhvillimi i unit, ose lufta për identitet. Kjo e fundit është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e personalitetit. Kur një edukator nuk sillet me edukatë me qytetarët dhe përdor metoda shtypëse, duhet ta kërkojë te vetja gabimin dhe të përdorë një mënyrë edukimi të përshtatshme.

Është e vërtetë që fëmijët i kuptojnë të gjitha gjërat?

Fëmijët kanë një ndjeshmëri të paparë, thonë se kanë radarë. Ata e kuptojnë se kur një person është në anën e tyre. Ja një shembull: disa ditë më parë, mbesa ime, e cila është dy vjeçe, kishte marrë në dorë një bllok të vogël shënimesh ku unë mbaj të gjithë numrat e telefonit. Ajo vraponte nëpër shtëpi duke thirrur: "Është e imja, është e imja!" dhe mund të ma kishte grisur. Me ton të ulët i thashë: "Shiko zemër, te blloku që ti mban në dorë janë shkruar të gjithë numrat e familjes, të mamit, babait, gjyshes". Nëse unë do ta kisha urdhëruar të më jepte axhendën, me siguri gjërat do të kishin përfunduar shumë keq.

Kështu duhet të sillemi edhe me adoleshentët?

Sigurisht. Duhet t‘i marrim me të mirë jo vetëm të vegjlit, por edhe adoleshentët. Një herë më caktuan të flisja me gjimnazistët për drogën, por unë refuzova, duke u thënë se nuk isha i përshtatshëm për këtë disiplinë. Pastaj u pendova, sepse mund t‘u kisha shpjeguar shumë gjëra. Për fat të mirë oferta m‘u bë sërish, kështu që herën e dytë nuk hezitova. Arrita të bashkëbisedoj me ta dhe t‘u thosha shumë gjëra, për të cilat jam i bindur se nuk i dinin.

Pra, receta juaj është durimi?

Jo vetëm kjo. Raporti mes edukimit dhe edukatorit duhet përballuar me një lojë. Në kopsht fëmijët duhet të zhvillojnë shumë lojëra. Nuk duhet të shkojnë në shkollë në moshë të vogël. Si neuropsikiatër kam bërë kërkesë në minstrinë e arsimit që fëmijët duhet të shkojnë në shkollë vetëm pasi të kenë mbushur 7 vjeç. Kështu ato kanë më shumë mundësi ta shijojnë fëmijërinë.

Çgarë duhet të bëjmë për të pasur një raport të ekuilibrua me fëmijët?

Duhet që një raport edukator-edukim të funksionojë ashtu siç duhet. Fëmija e ndjen kur edukatorja është në anën e tij, prandaj është e këshillueshme që të rriturit t‘u drejtohen gjithmonë fëmijëve me zë të ulët, edhe kur ato nuk janë ende në gjendje të kuptojnë shpjegimet e arsyeshme.

Kur duhet t‘i themi jo fëmijëve?

Aftësia për të thënë jo shihet si ilaçi i të gjitha të këqijave. Fëmijët nuk duhen trajtuar kurrë si të vegjël. Zakonshmit gjërat acarohen paksa kur në jetë vjen një fëmijë tjetër. Por fëmijët mund të kenë konfrontime edhe në kopsht me shokët, shoqet dhe edukatoret. Do të ishte mirë që tekat të mos përmbusheshin fillimisht ng prindërit në shtëpi, e më pas nga eukatëoret në kopsht. Vetëm kështu mund të rritet dhe të edukohet mirë një fëmijë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›