E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknologji e lartë në maternitet

Telemedicina, eko kardiografie dhe lidhje të shpejta virtuale në “shtëpinë e gruas”

Duke pasur parasysh bashkëpunimin pothuajse njëzetvjeçar ndërmjet spitalit të zemrës, fondacioni G. Monasterio, me qendër operative në Massa Carrara, Qarku i Toskanës, partner operativ i Projektit të ri ZEMRA Ballkani/Shqipëria dhe QSU Nënë Tereza të Tiranës nëpërmjet një protokolli dypalësh përcaktohen pikat kryesore të këtij kooperimi.

Projekti ka si qëllim kryesor përmirësimin e asistencës gjatë shtatzënive dhe trajtimin e kardiopative të lindura, në mënyrë të veçantë të atyre simptomatike te të porsalindurit, nëpërmjet ndërmarrjes së nismave të përbashkëta, sikurse janë renditur në vijim: Spitali i zemrës ka marrë përsipër financimin për instalimin e impiant të telemjekësisë. Kjo me qëllim që të realizohet një lidhje e përhershme web online për konsultimin e rasteve klinike komplekse, në mënyrë të veçantë për sa i përket diagnostikimit të kardiopative të lindura dhe rasteve të shformimeve të tjera të fetusit. Me qëllim që të fuqizohet dhe të kualifikohet më tej ky shërbim, do të realizohet një marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e referimit të Qarkut të Toskanës për diagnostikimin e fetusit të spitalit pediatrik Meyer të Firences, për të cilën do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi shtesë me spitalin pediatrik Meyer.

Qendra Klinike Shqiptare, e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, do të kujdeset për instalimin e një linje lidhjeje interneti me bandë të gjerë, me një shpejtësi prej të paktën 1Mb Upload dhe një aparaturë të përshtatshme ekokardiografike.

Po ashtu, sipas marrëveshjes, parashikohet krijimi dhe të zbatojë protokolle kontrolli të shtatzënive, me qëllim që të mund të identifikohen fetuset e prekura nga patologjitë shformuese ose sindromike. Objektivi është ai i barazimit të nivelit të asistencës së shtatzënive në Shqipëri me standardet aktuale europiane. Në kuadrin e këtij projekti që parashikon kontrollin në fazën e paralindjes, do t’i kushtohet kujdes në mënyrë të veçantë studimit të zemrës së fetusit, në mënyrë që të identifikohen që në mitër kardiopatitë e lindura.

Në rastet e kardiopative për të cilat nevojitet një trajtim kardiokirurgjik urgjent, një ekip profesionistësh të fondacionit Monasterio do të shprehë gatishmërinë e vet, për të ardhur në Tiranë, për të bashkëpunuar me kolegët shqiptarë për zgjidhjen e rasteve. Ky bashkëpunim do të ofrohet falas, me përjashtim të shpenzimeve të udhëtimit dhe të sistemimit në hotel, të cilat do të jenë në ngarkim të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë.

Trajnimi i personelit vendas është një aspekt themelor i bashkëpunimit: përveçse do të realizohen trajnime online nëpërmjet aparaturave të telemjekësisë, do të dërgohen periodikisht pranë qendrave shëndetësore të Fondacionit Monasterio dhe të Qarkut të Toskanës, mjekë dhe infermierë të QSU “Nënë Tereza” dhe të Qendrës së Gjinekologjisë së Tiranës, për ndjekjen e kurseve të formimit.
Pas gjashtë muajsh do të bëhet bilanci i këtij bashkëpunimi dhe do të nënshkruhet një protokoll përfundimtar bashkëpunimi në lidhje me të gjitha pikat e renditura, me mundësinë e shtrirjes së bashkëpunimit edhe në qendra të tjera klinike të Republikës së Shqipërisë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›