E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një botë për një zemër...

Defekte të fëmijëve në zemër, tani një qendër për të asistuar rastet

“Një botë për një zemër” është qendra që do të asistojë komunikimin me spitalin në Massa Carrara. E themeluar si pjesë e projektit “Balkan Hart”, që përfshin gjithë Ballkanin, qendra është themeluar si një bashkim i prindërve që kërkojnë të ndihmojnë në rastet e lindjeve me defekte në zemër.

Sipas drejtuesit të kësaj qendre, Agim Baçi, “Një botë për një zemër” kërkon që përmes veprimtarisë së saj të mundësojë, me mbështetjen ekonomike dhe organizative, një transferim të mundshëm, si dhe ndërhyrje kardio-kirurgjike jashtë vendit të fëmijëve të sëmurë në rastet e situatave të veçanta mjekësore, ekonomike dhe logjistike. “Shoqata ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e aktiviteteve dhe iniciativave direkt për të ndihmuar fëmijët me defekte të lindura të zemrës. Ajo synon të ofrojë informacion, shërbime ndihmëse dhe mbështetje, financiare apo sociale, për familjet e fëmijëve me defekte të lindura të zemrës”, tha Baçi.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›