E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja saudite bën histori, arrin majën më të lartë të botës, Everestin

historiEverest- Një grua saudite ka bërë histori duke arritur majën e malit më të lartë në botë.

Raha Moharrak, 25 vjeç, jo vetëm u bë gruaja e parë saudite që arriti majën, por ajo tani cilësohet edhe me e reja në Arabi që ngjiti Everestin.

BBC-ja raporton se ajo ishte pjesë e një ekspeditë me katër persona, që përfshin gjithashtu njeriun e parë nga Katari dhe njeriun e parë palestinez, që u përpoqen të arritin majën.

Ata janë duke u përpjekur për të mbledhur 1 milion $ për projektet e arsimit në Nepal.

Gruaja vjen nga Arabia Saudite, një vend konservator mysliman ku të drejtat e grave janë shumë të kufizuara, por kishte arritur të thyente shumë barriera për të arritur qëllimin e saj. Një biografi në faqen e internetit të ekspeditës tha se për familjen e gruas sipërmarrja ishte një sfidë e madhe.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›