E Diel, 1 Nëntor 2026

Teknologjite moderne 10 milione euro per bizneset

28/10/2010Gati strategjia me donatoret do te ngrihet Qendra e Ndermjetesimit te Biznesit dhe Inovacionit

Indeksi i vleresimit firmat shqiptare nuk kane kapacitete teknologjike

Firmat shqiptare kane probleme me teknologjine qe perdorin per prodhimin e tyre. Qeveria e konsideron zhvillimin e SME-ve ndermarrjeve te vogla dhe te mesme si nje nder objektivat e rendesishem qe kontribuon ne zhvillimin ekonomik. Megjithate krahasuar me vendet e rajonit zhvillimi i sipermarrjes dhe inovacionit eshte ende ne nivele te uleta. Per te stimuluar perdorimin e teknologjive moderne Ministria e Ekonomise ne bashkepunim me donatoret ka hartuar strategjine e inovacionit te biznesit dhe teknologjise. Ministri i Ekonomise theksoi se draft strategjia nxjerr nevojen per krijimin e Qendres se Ndermjetesimit te Biznesit dhe Inovacionit misioni i se ciles do te jete te beje te mundur qe biznesi shqiptar te rinovoje dhe permiresoje produktet dhe teknologjine e tij. Kostoja e perafert e vleresuar per zbatimin e ketij plani veprimi per periudhen 2011-2016 eshte ne total prej 10.3 milione eurosh. Aferisht rreth 77 per qind e kesaj kostoje do te perballohet me kontributin e donatoreve dhe rreth 23 per qind me kontributin e buxhetit te shtetit. Ne Shqiperi sipas ministrit nuk ekziston nje Sistem Kombetar Inovacioni. Asnje nga institucionet shqiptare ekzistuese nuk sigurojne funksionimin e sherbimit ndaj biznesit per Inovacion dhe Transferim te Teknologjise duke paraqitur nje boshllek te ndjeshem qe ka nevoje te plotesohet. Kapaciteti teknologjik i firmave me qellim per te permiresuar thithjen e teknologjive te avancuara ekzistuese mbetet ende i dobet- tha ministri.

Indeksi

Shqiperia sipas Indeksit Global te Konkurrueshmerise per vitin 2010-2011 ne renditjen e pergjithshme ze vendin e 88 nga 139 vendet e analizuara. Ne krahasim me vitin e kaluar ka nje permiresim te ndjeshem pasi Shqiperia renditej e 96-ta nga 133 vende pjesemarrese. Strategjia e hartuar do te sherbeje ne plotesimin e nje boshlleku dhe krijimin e nje lidhje me te mire ndermjet politikes se zhvillimit te SME-ve me ane te shkences dhe teknologjise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›