Ish-drejtori i Tatimeve ne krye te pronave te krimit
Shkarkimi i kreut te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara Hekuran Vladi ka shkaktuar replika mes ministrit dhe te larguarit nga detyra. Vladi pretendon se largimi lidhet me mungesen e transparences dhe me daljen e tij ne emision Exclusive ne Top Channel lidhur me pronat e krimit por ministria sqaron se vendimi per largimin eshte marre dy dite para transmetimit ne TV. Ne vend te Vladit eshte emeruar Besnik Cobaj ish-drejtor ne departamentin e Investigimit ne Drejtori te Tatimeve dhe ish-kreu i Policise Tatimore. Ministria e Financave sqaroi dje opinionin publik lidhur me pretendimet e ngritura ne media per motivacionin e largimit nga detyra te Hekuran Vladit. Ne kuader te angazhimeve qe ka qeveria shqiptare ne luften ndaj krimit te organizuar angazhim i cili kerkon nje funksionim sa me te mire te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara si dhe nisur edhe nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit ku vihet ne dukje nevoja per nje funksionim me te mire se ai i deritanishem i kesaj agjencie u gjykua i nevojshem largimi nga detyra i Vladit dhe emerimi ne kete funksion i nje tjeter drejtuesi thote ministria. Sipas Vladit urdhri per largimin ka ardhur te henen ne mengjes pas transmetimit te emisionit pa dhene asnje shkak. Nuk jam krenar per ministrin tim te Financave i cili pas hyrjes ne fuqi te ligjit lsquoAntimafia propozimet tona se si te aplikohej ky ligj kane tete muaj qe enden korridoreve tha Vladi.