E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Bregu gënjeu për burrin dhe kunatin, kemi fakte të reja

Tiranë, 30 gusht, NOA Partia Socialiste ka vijuar sot me akuzat ndaj ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Deputetja Olta Xhaçka ka akuzuar sot Bregun se nuk ka deklaruar pasurinë e burrit të saj dhe se ka ndihmuar kunatin që të marrë me koncension një HEC.

Xhaçka u shpreh se Bregu është e përfshirë në mënyrë direkte në marrjen e tenderave te HEC-eve. Ajo u shpreh se ministrja gënjeu publikisht për burrin e saj. Sipas PS-së, burri i Bregut është aksioner me 30 për qind në një kompani energjetike.

Nga ana tjetër Xhaçka akuzoi Bregun dhe për mos deklarimin e pasurive të burrit të saj, duke e cilësuar këtë si një shkelje ligjore mjaft të rëndë.

Deputetja e PS-së ka shtuar se do të ketë edhe në të ardhmen dokumente të tjera në lidhje me abuzimet.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›