E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet shkollore, shpërndarja pas 15 gushtit

Shtëpitë botuese do të penalizohen, në rast se nuk pajisin në kohë nxënësit me tekste shkollore. Shpërndarja e tyre do të nisë pas datës 15 gusht. Këtë vit, nga sa kanë pohuar drejtuesit e MASH, çmimet e teksteve shkollore do të pësojnë një rritje, e cila vjen si pasojë e indeksimit të inflacionit. Sipas tyre, kjo shtesë nuk do të rëndojë nxënësit. Në tregun e librit shkollor janë futur tituj të rinj tekstesh, kjo si pasojë edhe e ndryshimit në vijim të kurrikulave, por edhe të futjes në treg të shtëpive të reja botuese të cilat sjellin risi. Megjithatë, ndryshimet janë të integruara me tekstet ekzistuese ndër vite. Katalogu i teksteve shkollore alternative është i publikuar edhe në faqen zyrtare të MASH-it. Nëse cilësia e tyre ka pasur përmirësim, do të shihet vetëm pasi të nisë viti shkollor. Pakënaqësitë për tekstet alternative kanë qenë të shpeshta nga nxënësit e prindërit që në momentin e nisjes së zbatimit të reformës.

GABIMET NË TEKSTE

Pavarësisht se MASH prej 2 vjetësh u ka lënë rreth 1 vit kohë në dispozicion shtëpive botuese…

(Lajmin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›