Hapet tenderi, 16 milionë dollarë për Unazën e Madhe

Unaza e Madhe e Tiranes
TIRANE- Bëhet fjalë për aksin nga Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës, me një vlerë rreth 16 milionë dollarë. Në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik është caktuar fondi dhe afati i fundit për të dërguar ofertat. Data e zhvillimit të tij është data 31 gusht ora 11:00, thuhet në buletinin e APP-së. Ky është edhe afati i fundit për dorëzimin elektronik të ofertave në APP. Fondi limit, pa përfshirë vlerën e TVSH-së, do të jetë 1 666 624 973 lekë, ka përcaktuar APP-ja. Kohëzgjatja e punimeve për këtë segment do të jetë 24 muaj kalendarikë nga data e lidhjes së kontratës me fituesin e tenderit. Për firmën që do të aplikojë për dorëzimin e ofertës për supervizimin e punimeve, fondi limit pa përfshirë vlerën e TVSH-së, është 16. 826. 800 lekë. Afati i dorëzimit të ofertave në APP është data 22 gusht. Unaza e Madhe është një projekt ku Bashkia e Tiranës ka kontribuar me projektin teknik…
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)