E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksti i Gjuhës Shqipe: Jozefina Topalli, personalitet i shquar përkrah Nënë Terezës e Kadaresë

Jozefina Topalli, kryeparlamentarja shqiptare, është radhitur në Gjuhën Shqipe të klasës së katërt fillore si një personalitet i shquar, përkrah Nënë Terezës dhe Ismail Kadaresë.

Në tekstin  e cituar , në faqen 24 të tij, poshtë okelios Shkruajmë (shkruajmë për emrat), krahas portreteve të dy personaliteteve në zë: Nënë Tereza dhe Ismail Kadare, është vendosur edhe portreti i kryetares së parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli.

Autorja e tekstit, Mimoza Gjokutaj, u kërkon  fëmijve, veç  një liste me emrat e njerëzve  të shquar të vendit, si ata që janë prezantuar me fotot përkatëse, të shkruajnë edhe nga një fjali për secilin, pra për Nënë Terezen, Kadarenë dhe Jozefina Topallin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›