Teksti i historisë, Perandoria Osmane ishte pushtuese e Shqipërisë
Reagon profesori arbëresh Mateo Mandala, turqit nuk ishin administratorë
Edhe pse profesorët e historisë herë pas here kanë deklaruar se politika duhet të qëndrojë larg çështjeve historike, kjo e fundit nuk bën dot pa të. Deklarata zyrtare e Ankarasë, për ndryshimin e disa termave në historinë e Shqipërisë, para shpalljes së pavarësisë, ka sjellë mjaft debate që çuan edhe në firmosjen e një peticioni nga dhjetëra intelektualë në Shqipëri.
Në tekstet e historisë shkruhet qartësisht se Perandoria Osmane ka qenë pushtuese e Shqipërisë dhe jo administrues miqësor, siç pretendon pala turke. Profesori dhe albanalogu arbëresh Mateo Mandala, ka theksuar se këto deklarata politike duhet të mbeten të tilla dhe historianët të mbështeten mbi fakte dhe dokumente që tregojnë të vërtetën.
Unë e kam fjalën për mosreagimet që kanë qenë ndaj kësaj doktrine te momenti që ajo predikon një rikonolizim politik dhe kulturor, në viset që dikur kanë qenë pronë të Perandorisë Osmane. Ky është një reagim i duhur, sepse nuk mund të ngatërrohen fazat historike, sidomos nuk mund ti lejohet politikës, pikërisht kur është një politikë që është ndjekur nga një shtet i huaj, që të futet në çështje që janë pronë e popullit shqiptar, thotë Mandala.
Profesor Mateo Mandala, i cili është edhe drejtor i njësisë shkencore të albanologjisë në Universitetin e Palermos, ka nxjerrë librin e tij më të fundit të titulluar Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe.
Në këtë libër ai ka sjellë në vëmendje periudhën e Rilindjes dhe fakte të reja për kohën kur ka datuar ajo. Ky botim u prezantua nga profesorë të Institutit të Historisë pranë Akademisë së Shkencave.
Teksti i historisë, Perandoria Osmane ishte pushtuese e Shqipërisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email