Koreografi mungon tri dite para shfaqjes

Me 8 dhjetor Teatri i Operes dhe Baletit shfaq baletin ndrra e Hirushes me koreografi te Leonard Ajkun-Xhokaxhi. Koreografi nuk ka ardhur per te zhvilluar provat me trupen e baletit.
Kjo veper qe ka marre persiper Xhokaxhiu ne rolin e koreografit nuk eshte premiere. Ka pasur nje shfaqje ne Akademine e Arteve edhe ne skenen e TOB-it disa vite perpara por kjo nuk justifikon mosardhjen e Xhokaxhiut i cili jeton larg Shqiperise.
Nuk eshte hera e pare qe provat merren lehte ne Teatrin e Operes. Ka ndodhur jo pak here qe regjisoret koreografet kane kohe te shkurter per tu pergatitur qe kostumet te vijne vetem nje dite para premieres.
Ne qershor te vitit te kaluar Leonard Ajkun-Xhokaxhi ishte i pranishem ne Teatrin e Operes dhe Baletit me dy suitat Rajmonda dhe Spartaku. Kesaj radhe duket sikur Xhokaxhi eshte nje i ftuar i rendesishem ne kete balet dhe jo pikerisht njeriu qe duhet ta zngreje ne kembe shfaqjen e te shqetesohet edhe per detajet.
Ky eshte baleti i dyte qe Teatri i Operes shfaq per vitin 2010 pas premieres Dhimbje dhe dashuri me koreografi te Enada dhe Gerd Vasos.