E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet pezullohen komisionet e Kuvendit

Deputetet munguan ne komisione me pretekstin e permbytjeve. Perfaqesuesit e Shkodres te pranishem ne salle

Berisha Do te kerkojme shtyrjen e seances plenare deputetet duhet te jene prane njerezve


TIRAN - Permbytjet e Shkodres kane paralizuar punen e Kuvendit te Shqiperise. Komisionet parlamentare te parashikuara per te zhvilluar diten e djeshme jane shtyre pasi nuk plotesohej as numri minimal i deputeteve per te nisur mbledhjen.


Por ajo qe binte me shume ne sy ishte fakti qe deputetet e qarqeve te permbytura Shkoder dhe Lezhe ndodheshin ne Kuvend ndersa koleget e tyre te qarqeve te tjere mungonin. Nga ana tjeter kryeministri Berisha paralajmeroi se do te kerkoje shtyrjen e seances plenare te se enjtes per shkak te situates ne Shkoder.


Komisionet


Dita e hene ishte percaktuar dite pune per Komisionin e Ligjeve te Veprimtarise Prodhuese dhe ate te Ekonomise por seancat jane shtyre per sot. Edhe pse ora ishte 930 ne Komisionin e Ligjeve ishin te pranishem vetem 13 deputete duke mos plotesuar numrin minimal qe percakton Rregullorja e Kuvendit per zhvillimin e punes se Komisionit.


Te pranishem jane 13 deputete. Ne kete menyre seanca shtyhet per diten e neserme ora 9 - tha kryetari i komisionit Ilirjan Rusmali. Edhe pse arsyeja e mungeses ishin permbytjet deputetet e Shkodres Arenca Trashanai Astrit Bushati dhe Paulina Hoti ishin te pranishem ne seance. Mungonin deputetet e opozites dhe aleati i demokrateve Nasip Naco. Situate e ngjashme u krijua edhe ne dy komisionet e tjera.


Si ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese ashtu edhe ne Komisionin e Ekonomise nuk u arrit numri i nevojshem per fillimin e punes. Ne Rregulloren e Kuvendit thuhet se mbledhjet e komisionit jane te vlefshme kur ne to merr pjese me shume se gjysma e te gjithe anetareve te komisionit. Shtyrja e mbledhjeve do te shkaktoje rritjen e ngarkeses ne punimet e Komisioneve per diten e sotme.


Berisha


Situata e renduar per shkak te permbytjeve rrezikon qe te shtyje edhe punen e Komisioneve dhe te seances plenare te dites se enjte. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar Demokrat kryeministri Berisha theksoi nevojen qe deputetet te shkojne ne zonat e permbytura.


Une e kuptoj se ne komisione ju presin ligje dhe ato jane shume te rendesishme une e kuptoj se veprimtaria e parlamentit eshte themelore por nga ana tjeter ju jeni te pazevendesueshem per zgjedhesit dhe qytetaret shqiptare.

Prania e deputetit eshte e pazevendesueshme ndaj mendoj se edhe parlamenti mund ta shqyrtoje seancen parlamentare te kesaj jave pasi ka shume nevoje te jemi ne krye te nje fronti jashtezakonisht kritik dhe delikat - u shpreh Berisha.


Kreu i qeverise la te hapur mundesine per te caktuar nje tjeter date per zhvillimin e seances plenare por kjo duhet te vendoset ne bashkepunim me opoziten. Ne cdo rrethane dhe per cdo gje vendoset por edhe me opoziten mund te shqyrtohet ky moment - tha Berisha.


Projektligjet qe presin ne Kuvend


Gjate kesaj jave komisionet parlamentare pritet qe te marrin ne shqyrtim ndryshimin e disa ligjeve thelbesore. Keshtu Komisioni i Ligjeve do te shqyrtoje disa ndryshime ne ligjin Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise dhe projektligjin per Per ndermjetesimin dhe zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Komisioni i Ekonomise dhe i Financave do te shqyrtoje ndryshimet ne ligjin Per akcizat ne Republiken e Shqiperise dhe Per miratimin e niveleve te tarifes doganore te ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›