Telashe për Liverpulin, dëmtohet Maskerano
Maskerano pati një problem në ligamentin e gjurit të majtë të shtunën në ndeshjen e humbur 2-0 ndaj Portsmuthit në transfertë dhe parashikohet të humbasë katër ndeshje. Kjo është hera e dytë brenda këtij sezoni që argjentinasi dëmtohet. Lajmi u konfirmua edhe nga stafi mjekësor i klubit, pas vizitave të ditës së djeshme.Dëmtimi i Havier Maskeranos mund t’i lërë më tepër hapësira blerjes më të shtrenjtë të Liverpulit në merkaton e verës, Alberto Akuilani. Një alternativë tjetër për trajnerin Rafa Benitez është të spostojë kapitenin Stivën Zherrard në rolin e mesfushorit argjentinas.