E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosliberalizimi i vizave, Bild: Faji i vendeve përkatëse

“Ky deshtim i veçantç iu faturohet vetëm vetë atyre. Ne nuk mund ta bëjmë punën në vend të tyre por vetëm mund t'i lejojmë që ata vetë ta bëjnë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe shpresoj se tashmë do të mund të arrijnë në të ardhmen diçka për çështjen e vizave, megjithëse do te ishte më mirë dhe e kishin mundësinë të ishin dhe ne grupin e parë”, tha ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt. Deklaratat e tij u bënë në analizën gjashtë mujore të presidencës suedeze të BE-së, nga ka theksuar se një shans të tillë e kishte edhe Bonsja, por ka akuzuar drejtuesit e saj se nuk kanë bërë aq sa duhet. Megjithatë, Bild duket se kishte harruar Shqipërinë, pasi nuk e përmendi asnjëherë atë. “Nuk ka asnjë dyshim se ne do të kishim dëshiruar për shembull që Bosnja të ishte përfshirë në liberalizimin e vizave që ndodhi javën e kaluar e për këtë nuk ka asnjë pikëpyetje. Por ky ishte vetëm dështim i lidershipit të Bosnjës. Unë nuk mendoj se ata na dëgjuan sa duhet dhe ne përputhje me këtë sjellje, u lanë pas, çfarë është vërtet për të ardhur keq por është prej dështimit nga ana e tyre për çështjen e vizave”, tha Bildt.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›