E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri në telashe, Kapelo “xhindoset”, Ançeloti e mbështet

Tabloidi britanik “News of the World” publikoi një video në të cilën mbrojtësi i Çelsit shfaqet në qendrën stërvitore në Cobham, së bashku me një person tjetër, duke shoqëruar në një vizitë tre persona, në këmbim të një shume prej pak më tepër se 11 mijë euro. Sipas vteë mbrojtësit, këto para do të shkonin për bamirësi.Ky skandal, por edhe ai në lidhje me marrëveshjen midis Territ dhe “The Sun”, sipas së cilës ai do të ketë një rubrikë të përjavshme në këtë gazetë, duket se nuk i ka lënë shije të mirë Fabio Kapelos. Tashmë njeriu-simbol i Çelsit rrezikon të humbasë shiritin e kapitenit të kombëtares.Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit, që ka shprehur mbështetje dhe besim për lojtarin. Me anë të një komunikate zyrtare, klubi londinez ka mbështetur Terrin, duke e justifikuar atë me faktin se gjatë gjithë vitit, në qendrën stërvitore të klubit vijnë shumë vizitorë dhe lojtarët janë pjesë e rëndësishme e këtij rregulli. Sepse sipas tyre, paratë shkojnë për bamirësi.Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Ançeloti. “Të gjithë kemi besim të madh te Xhon Terri dhe e dimë se nuk ka bërë asgjë të gabuar, deklaroi italiani pas ndeshjes së djeshme ndaj Uest Hemit.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›