E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, inaugurohet sistemi i monitorimit të anijeve të peshkimit

DURRËS- Inagurohet në qytetin e Durrësit sistemi blu boks, që konsiston në kontrollin me satelit të anijeve të peshkimit. Inagurimi është kryer nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, ndërkohë që në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së Etore Sequi.

“Rruga jonë europiane është tashmë qëllimi i gjithë shqiptarëve, por është e rëndësishme që gjithsecili prej nesh të kuptojë që ka përgjegjësitë e veta në këtë rrugë. Këto përgjegjësi janë në radhë të parë respektimi i ligjit”, tha Mediu.

“Ne jemi shumë të gatshëm në asistencën që po i japim Shqipërisë për një menaxhim dhe zhvillim të qendrueshëm mjedisor, pjesë e tij është edhe investimi prej 2 mln dollarësh i sistemit blu boks. Shpresojmë që këtë gatishmëri ta gjejmë edhe tek strukturat mjedisore shqiptare, për ta mirëmbajtur dhe implementuar saktë atë”, ka thënë Sequi.

Bëhet fjalë për një projekt të financuar nga BE. Ky sistem monitorimi është një program vëzhgimi i anijeve të peshkimit, ku pajisjet e instaluara në bordin e anijeve dërgojnë informacion mbi vendndodhjen dhe aktivitetin e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›