Gatim në klasë, për të luftuar obezitetin

Foto Ilustruese
Një dietë e fortë dhe e balancuar, nuk mund të duket si modeli më i mirë në të cilën mund të ndjekin të rinjtë në mbarë botën. Por kush janë këshillat të cilat do të ishin mjaftë efektive për këdo?
Për këtë arsye, në ShBA, një program specifik për mënyrën e të ushqyerit, po korr sukses. Mësuesit e fëmijëve kanë shkuar një hap më tej, duke i lënë fëmijët të gatuajnë një pjatë të merituar, por sigurisht dhe mjaftë të shëndetshme.
Programi i titulluar Të gatuajmë me fëmijët është ideuar për studentët e shkollave fillore dhe po mundohet që ti mësojë parimet bazë e të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme. Fëmijët janë inkurajuar që të punojnë në grupe për të përgatitur më pas ushqimin që do të konsumojë të gjithë. Programi ka lindur në vitin 1995 në dy shkolla publike në Santa Fe, Nju Meksiko dhe që atëherë ka përfshirë mbi 4000 fëmijë.