E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Në fokus integrimi i kufijve

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së Qeverisë, kundërshtoi të gjitha deklaratat dashakeqe të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin e  integruar  të kufijve.

Për këtë çështje, kreu i ekzekutivit vuri në dukje se është qesharake që të ngatërrohet menaxhimi i integruar i kufijve me çështjen e bisedimeve për kufijtë.

Vetë fakti se Serbia po pranon një koncept të tillë, të diskutuar prej institucioneve të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në, një koncept që është evropian, është njohje jo vetëm e kufirit, por mund të them se është edhe njohje e institucioneve të Kosovës nga Serbia, tha më tej Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›