E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telenovela “Kristiano Ronaldo”: 72 milionë euro



57 milionë euro plus Shnajderin, por në pjatë mund të vendoset edhe Robinjo. Kjo është oferta e fundit e Realit të Madridit për të siguruar shërbimet e Kristiano Ronaldos, lojtarit më të mirë të planetit. Ylli portugez është në prag të luftës me trajnerin e tij te Mançester Junaitid, Sër Aleks Fergusonin. Nga klubi anglez përgjigjja është e prerë: “Nuk e shesim Kristiano Ronaldon”.
Por portugezi e ka bërë të qartë: ëndrra e tij është të luaj me Realin e Madridit. Shifrat e ofruara nga gjigantët spanjollë janë të frikshme nëse transferimi do të realizohej gjatë merkatos së kësaj vere. Agjenti i Kristiano Ronaldos, Mendes u bëri të ditur drejtuesve të klubit anglez edhe shifrat: 57 milionë euro për Ronaldos, plus holandezin Shnajder, i cili vlerësohet 25 milionë euro.

Turku Kazim: “E mundëm Kroacinë për Anglinë’

Sulmuesi 21-vjeçar i Turqisë, Kazim-Riçards, i njohur si Kazim-Kazim, pohoi se ishte shumë krenar për fitoren ndaj Kroacisë në elimimin dramatik në çerekfinalet e Euro 2008. “Anglia dëshironte që kroatët të mundeshin”, - tha ish-sulmuesi i Shefild Junaitid, i cili ka lindur në Londër. “Unë mora shumë mesazhe nga njerëz ng Anglia, të cilët dëshironin që Kroacia të humbiste pasi ata kishin mundur Anglinë. Personalisht unë jam i lumtur ne mundëm Kroacinë edhe për Anglinë. Kjo jo vetëm për faktin se unë jam turk, por dhe se jam anglez. Të luajmë kundër Gjermanisë është e pabesueshme”.

FORMULA 1
Raikonen i vjedh “pole” Masës

Kampioni i Botës në fuqi, Kimi Raikonen, i “vjedh” pole-position Felipe Masës, shokut të tij të skuadrës te Ferrari në Çmimin e Madh të Francës për Kampionatin Botëror të Formula 1. Ky ishte edhe “pole” i 200-të i Ferrarit në Formula 1. Spanjolli Fernando Alonso (Renault), dyherë kampion i botës do të niset në garën zyrtare nga vendi i tretë, pavarësisht së në kualifikuese u rendit i katërti. Britaniku Hamilton, i cili zuri vendin e tretë, do të niset në Cirkuitin e Magny Cours nga vendi i 13-të, për shkak të penalizmit me dhjetë vende, pas incidentit të ndodhur në “pit lane’ në Çmimin e Madh të Kanadasë. Kampionati Botëror kryesohet nga polaku Robert Kubica (BMË) me 42 pikë në renditjen për pilotë (Hamilton e Masa nga 38 pikë) dhe nga skuderia italiane Ferrari (73 pikë) në renditjen për konstruktorë. BMË ka 70 pikë (e dyta) dhe Meklaren ka 53 pikë (e treta).

23 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›