E Shtunë, 31 Tetor 2026

Televizionet kosovare censurojnë këngën e Albërie Hardërgjonaj, kushtuar Rugovës

 Ishte ndër këngëtaret e para  shqiptare që i kishte ardhur një ide në kokë për t’i thurur disa vargje presidentit historik të Kosovës, të ndjerit Dr. Ibrahim Rugovës. Kënga e titulluar “Nderi i kombit” ishte punuar edhe me videoklip, por nëpër televizionet kosovare shumë rrallë e transmetojnë ose thënë më drejtë, aspak! Mediat televizive nuk e shohin të udhës që kënga të trasmetohet as në përvjetorin e vdekjes së Presidentit. Arsyen e çensurimit të këngës nuk di si ta komentojë as vetë këngëtarja: “Për mendimin tim është shumë gabim sepse nuk duhet që të politizohen të gjitha gjërat. Mediat duhet të jenë të gatshme që gjithmonë të informojnë popullin dhe të bëjnë publikun të ndihet mirë. Shumë më kanë pyetur në lidhje me këtë çështje por as unë nuk e di, nuk kam pasur ndonjë keqkuptim me askënd. Por ndoshta duhet të jetë përmbajtja e këngës, ajo që i frikëson” televizionet”.  Kështu është shprehur këngëtarja Albërie Hadërgjonaj. Ndërkohë që në vende të zhvilluara, televizionet u paguajnë një përqindje të caktuar këngëtarëve për klipet e trasmetuara, këtu tek ne, këngëtari duhet të paguajë që kënga të qarkullojë nëpër ekrane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›