Shota Balliu - Miqte e Erionit duan te rrisin famen e tij me emrin tim
blerand rexhepiShota Baraliu ishte gati e panjohur në Shqipëri. Mjaftoi historia e javës së kaluar në gazetën tonë ku tregohej se ajo ishte e lidhur me Erjonin e “Big Brother” dhe tani atë e njohin të gjithë. Por duket se Shota nuk e ka pritur mirë këtë rrëfim të miqve të Erjonit, madje ndjehet si e shfrytëzuar me qëllim që t’i shtohet popullariteti djaloshit që konkurron për 100 milionë lekë. Si je njohur me Erionin?Erionin e kam njohur kur isha mysafire tek emisioni i tij, punonte tek “Ora news”. Unë promovoja klipin e këngës “E zonja”, aty e takova për herë të parë dhe kemi pirë kafe poshtë në bufe, shkëmbyem numrat dhe mbeti kontakti miqësisht ashtu siç jemi dhe tani.A e ke ditur se ai do futet në BB?Jo nuk e dija fare që do hynte ai në BB3, se nuk kisha kontakte të shpeshta me të.. dhe kur e pashë u habita, por mendoj se ka bërë mirë, pasi ai është mjaf i zgjuar dhe ia vlen të jetë aty.Të ka pëlqyer miqësia e tij apo ai si person?Pse jo, është mjaft i zgjuar, gazmor dhe i respektueshëm dhe ka qenë i këndshëm në tavolinë... me një fjalë ishte djalë i mirë.Herën e kaluar në bazë të dëshmive të miqve të Erjonit dhe të fotove ne shkruam se ju jeni të lidhur bashkë. Si është e vërteta?Nuk di as vetë se ku janë bazuar, kur nuk kanë asnjë provë që tregon se jam në lidhje....Dhe mendon se këto fjalë që dolën nuk janë aspak të vërteta?Këto fjalë janë fare fare të pavërteta, nuk di pse mendojnë njerëzit ashtu kur thjesht kanë parë një foto miqësie që kisha bërë me të.Po pse ne duhet të mendojmë që ti po na thua të vërtetën?Si mund t’ju bind juve kur deklaroj që nuk është e vërtetë, gjeni ndonjë gjë më konkrete pra!Mos vallë ke ndonjë lidhje me ndonjë djalë në Kosovë dhe ky lajm të prish punë?Jo fare, nuk është punë raportesh këtu, thjesht nuk dua të humb imazhin tim si këngëtare…Je e dashuruar?Së shpejti do më shihni vetë dhe do bindeni.Disa miq të Erjonit e rrëfyen me shumë siguri këtë histori. Pse e kanë bërë sipas teje?E kanë bërë që Erjoni të fitojë famë falë emrit tim. Nuk mendoj të ketë ndonjë arsye tjetër.Do takohesh me Erionin pasi të dale nga shtëpia?Normal që do të takohemi .Shota kohë më parë shoqërohej me Arbrin e BBNuk kanë kaluar pa rënë në sy netët e shpeshta që Shota Baraliu, këngëtaren nga Kosova kalonte me Arbrin, fituesin e “Big Brother 1”. Verën e kaluar Arbri ka kaluar shumë më tepër kohë me Shotën se sa me Madalenën, vajzën italiane me të cilën është i lidhur edhe sot e kësaj dite. Netët nëpër pube ngjanin mjaft pasionante mes dy të rinjve. Arbri e ka thënë gjithmonë se ka dobësi për Kosovën, por nga fotot që bënte paparaci ynë dukej se më shumë se Kosovën, ai paska dobësi për kosovaret! I pyetur nga ne, Arbri gjithmonë e ka komentuar këtë lidhje thjesht si miqësi, duke shtuar se është bukur të rrish me Shotën pasi ajo ka shumë humor. Më pas nëpër lokalet e natës vendin e Arbrit e zuri Erjoni, banor i BB3 dhe si në rastin e parë edhe tani Shota rrëfen që bëhet fjalë vetëm për lidhje shokësh. Epo meqë Shota është shoqëruar më parë me fituesin e “Big Brother”, shpresojmë të jetë një ogur i mirë edhe për Erjonin i cili është akoma në lojë.