Televizioni francez i ndërron emrin Maqedonisë
PARIS – Ndërsa Maqedonia është në kulmin e debatit në lidhje me kontestin e emrit me Greqinë, gjiganti televiziv francez “TV 5 MONDE” e ka pagëzuar Maqedoninë me një emër të ri.
Portali i lajmeve në gjuhën shqipe Editorial.mk zbulon se në njërën nga faqet e internetit të këtij televizioni, në pjesën për parashikimin e motit, kur kërkoni Maqedoninë emri i saj paraqitet pak më ndryshe: “MACEDONIA, republic of Skopje” apo Maqedonia, republika e Shkupit.
“TV5 MONDE” nuk është tërësisht pronë private, pasi në të ka aksione edhe shteti francez.
(er.nnu/BalkanWeb)