E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, vrasje me armë zjarri

Kamëz – Vritet me armë zjarri Armando Frroku. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 në Kamëz pranë një lokali me muzikë .

Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjsh. Forcat e policisë së rrethit të Tiranës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë arrestuar qytetarin Kujtim Prenga. Bëhet e ditur se Kujtim Prenga është punonjës i policisë ushtarake.

Policia bën të ditur se vrasja është kryer me armë të tipit pistoletë .

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›