Televizor qe komandohet me duar
JAPONI - Grupi elektronik japonez, JVC prezantoi kete jave ne Japoni nje lloj te ri televizori, qe drejtohet ne distance nepermjet levizjes se duarve, pa telekomande. Dy te perplasura te pellembeve dhe televizori... ndizet, tre te perplasura dhe televizori fiket. Disa shenja me duar dhe ndryshon kanalin, nxjerr menyne, rrit volumin: Televizori JVC-se i paraqitur ne sallonin elektronikes Ceatec dhe qe komandohet me gjeste e tinguj, kontrollohet plotesisht pa shtypur qofte edhe mbi nje buton te vetem. "Televizoret aktuale, qe mund te marrin njekohesisht kanalet herciane, analoge dhe numerike, me kabllo dhe kanalet qe transmetohen me satelit kane telekomanda shume te komplikuara dhe komplekse", shpreh keqardhjen nje kerkues i grupit. "Njerezit kane tashme kaq shume telekomanda neper duar saqe nuk e gjejne asnjehere ate qe ju duhet kur kane nevoje", konstaton ai. "Pra, ne po kerkojme nje zgjidhje qe televizori te behet i lehte per t'u perdorur", shpjegon me tej ky kerkues. JVC e ka pajisur televizorin e tij me nje kamera dhe nje mikrofon qe kapin ne distance gjestet dhe tingujt e emetuar nga spektatori, i cili duhet te mesoje paraprakisht nje numer te thjeshte levizjesh per t'i "folur" televizorit te tij. Per shembull, duke perplasur nje here pellembet, ne ekran shfaqet menyja "kanalet". "Me pas mjafton te levizesh doren ne hapesire perballe kameres per te naviguar ne menyne e ekranit (sic veprohet me mausin kur punon ne kompjuter) dhe te zgjedhesh duke perkulur paksa gishtat (sikur te doje te beje nje klik), thote kerkuesi, duke bere edhe demonstrimin per ta ilustruar idene. Perpara se ta nxjerre ne treg, JVC informohet prane konsumatorit per te mesuar nese nje menyre e tille komandimi ju duket e lehte dhe sa te gatshem do te ishin te shpenzonin me shume per ta pasur nje te tille. Kanali publik japonez NHK, si dhe konstruktore te tjere po perpiqen gjithashtu te kene menyra telekomandimi nepermjet vokalit dhe analizes semantike. "Per shkak te plakjes se popullsise, eshte e nevojshme te konceptohen teknika te thjeshta qe u mundesojne personave te moshuar te vazhdojne te perdorin aparatet e teknologjise se larte", vijon kerkuesi i JVC.