E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keni humbur syzet? Pyesni celularin tuaj?

JAPONI - Nese vendosnim nje mikrocip ne te gjitha objektet, nuk do te humbitnim kohe t'i kerkonim, por ata vete do te njoftonin vendndodhjen, gje qe do te lehtesonte jeten e te hutuarve, vlereson ikona e teknologjive te reja japoneze, Ken Sakamura. Ky profesor ne Universitetin e Tokios, figure e adhuruar ne mjediset elektronike japoneze, enderron nje bote ku cdo gje dhe cdo vend te jete etiketuar ne menyre elektronike per te thjeshtuar ne kete menyre jeten e perditshme. Sakamura tregon nje nga keto mikroprocesore, te cilet deshiron t'i integroje gjithandej. "Ne saje te ketyre shenjave, nje telefon celular do te ishte i afte t'i tregonte me saktesi nje personi se ku ndodhen syzet e tij ose celesat e apartamentit, meqenese do te detektonte sinjalin e leshuar nga mikrocipi dhe do t'i tregonte vendndodhjen ne ekran", shprehet i entuziazmuar eksperti.
Ne Japoni, ku ciklistet levizin ne trotuar ne mes te kembesoreve, nese cdo biciklete do te ishte pajisur me nje etikete elektronike aktive (me vetekarikim), kalimtaret do te njoftoheshin automatikisht per ardhjen e furishme te nje dyrrotaku nga nje "bip bip" ne telefonin e tyre celular, i transformuar ne detektor bicikletash. Ne shoqerine japoneze me moshe mesatare te larte, "duhet menduar per mjete te reja qe mund te lehtesojne jeten e personave te moshuar ose te atyre me te aftesi te kufizuara fizike", kembengul profesori, i cili militon per nje nomenklature universale etiketimi. "Nese do te kishim nje mjet te thjeshte per te mesuar me teper rreth objekteve qe zoterojme dhe qe perdorim, ndonjehere pa i blere as vete, do t'i administronim me mire dhe kjo te reduktonte rreziqet", nenvizon Sakamura.
Keshtu, bar-kodet qe gjejme ne pjesen me te madhe te produkteve te tregtuara nuk kane me asnje dobi pas blerjes se objektit. Pa llogaritur se jane te ngjashme per dy objekte identike dhe sapo te kthehesh nga supermarketi, shpesh nxitojme te heqim etiketat apo te flakim ambalazhin. Nuk ekzistojne ne internet sherbime te tilla, ku do te mjaftonte futje e disa shifrave qe jane mbi nje kuti konserve ose nje aparat, per te njohur historikun e produktit, per te mesuar kush e ka fabrikuar, ku, kur dhe si. "Gjithsesi, teknikisht eshte e mundur te tregohet vendndodhja nese cdo objekt dhe cdo perberesi i shtojme kete numer identiteti absolutisht unik ne bote", shpjegon Sakamura. Shkencetari ne fakt ka konceptuar nje sistem te pagezuar "ucode" qe mundeson identifikimin e sakte te cdo artikulli dhe t'i bashkengjise atij te gjitha te dhenat informatike (vendin e prodhimit, daten, perberjen...).
"Me kete nomenklature, cdo veze, cdo fryt, cdo tjegull, cdo vend ne bote mund te kete nje numer unik, te cilit i jane bashkuar informacione per origjinen dhe historine e tij", siguron profesori. Per te konsultuar keto te dhena dhe per te njohur ne kete menyre prejardhjen dhe jetegjatesine e nje produkti cfaredo, atehere do te mjaftonte ose numri i kodit ne nje baze te dhenash direkt, ose, ne rast te nje piktograme ose te etikete elektronike, te lexohej me nje terminal te tille si nje telefon celular. Lloji i ucode i perdorur (numer i shenuar, piktograme, mikrocip...) varet nga gjerat qe jane per t'u etiketuar, madhesia, tipi i perdorimit apo cikli i jetes, ndersa mund te sherbejne gjithashtu per te shenuar sakte vendet (rruge, dyqane, banjo publike, shkalle) per te lehtesuar levizjet e njerezve duke pasur si guide telefonin celular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›