E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti: Aplikoni për pasaportat biometrike

Pasaportat biometrike çojnë Shqipërinë një hap përpara drejtë liberalizimit te vizave dhe drejte proceseve integruese. Këto dokumente udhëtimi jane me cilësi të lartë sigurie që kërkohen edhe nga Bashkimi Evropian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Kështu është shprehur Armand Teliti, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Sipas tij këto dokumete i takojnë teknologjisë më të fundit .
Teliti duke i bërë thirrje qytetarëve për t'u pajisur me pasaportat biometrike theksoi se ky dokument mund të merret vetëm nga ata qytetarë që më parë kanë marrë kartat e identitetit. Procedurat për pajisjen me pasaportë biometrike kanë filluar që në janar të këtij viti dhe ky proces po vazhdon .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›