E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Arrestohen dy persona për vjedhje

Forcat e komisariatit të Policisë Nr. 5, në Tiranë kanë kryer dje arrestimin në flagrancë të shtetasve, Mariglen Baftjar Lala, vjeç 19, lindur në Burrel dhe banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje si dhe Shefqet Kadri Tanushi, vjeç 21, lindur në Dibër dhe banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen "Bulçesh" Bathore, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar ku po punohet per kapjen e tij, kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e nje shtetasi. Për veprën penale të "vjedhjes" së mbetur në tentativë, në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›