E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për vrasje në 2009, pranga të riut

LEZHE- Një i ri eshte arrestuar nga policia e Lezhes, pasi akuzohet te jete autori i nje vrasjeje ndodhur ne vitin 2009. Sipas te dhenave te para te policise lokale mesohet se i arrestuari eshte 21-vjeçari Shkëlzen Biba, lindur në fshatin Kashnjet të rrethit Lezhë.

Ndalimi i tij u bë pasi sipas hetimeve te deritanishme, dyshohet se ne bashkepunim me te tjere persona ka kryer vrasjen e shtetasit L.B. Krimi daton me  28.12.2009, në vendin e quajtur Ura e Matit në fshatin Shënkollë të rrethit Lezhë.

Akuza mbi te arrestuarin eshte ajo e “Vrasjes me paramendim, nderkohe qe dosja ne ngarkim te tij iu kalua per veprime te metejshme prokurorise se rrethit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›