E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti: Regjistri, i paster nga dublikimet

Kreu i Gjendjes Civile, Armand Teliti ka deklaruar gjate nje konference per shtyp se kane perfunduar listat e zgjedhesve dhe numerimi i sakte i popullsise, ndersa jane hequr nga Regjistri Kombetar 50 mije e 892 personat qe dyshoheshin se ishin dublikim.

“Me perfundimin e pastrimit te dublimeve deklarojme se kemi per here te pare nje Regjister Kombetar te Gjendjes Civile te paster nga dublimet. Numri total i popullsise eshte 4,249,942 shtetas dhe numri i zgjedhesve eshte 3,133,248 zgjedhes. Regjistri, i ndare sipas qarqeve dhe Njesive te Qeverisjes Vendore i eshte derguar sot Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Eshte pergatitur Udhezimi i Ministrit “Per procedurat e hartimit te listes se zgjedhesve per zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise”, u shpreh Teliti.

Kreu i Gjendjes Civile, deklaroi se vetem 88,000 zgjedhes jane ende te papercaktuar ne nje qender te vlefshme votimi, qe sipas tij do te caktohen brenda 28 shkurtit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›