E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, Bashkia nis rikonstruksionin e bllokut 63

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës në bllokun nr 63 në njësinë bashkiake nr 5. Fondi i vënë në dispozicion kap shifrën e 185.5 miline lekë nga të ardhurat e Bashkisë. 

TIRANE- Nisin punimet e Bashkisë për rikonstruksionin e infrastrukturës në bllokun nr 63 në njësinë bashkiake nr 5. Fondi i vënë në dispozicion për këto punime kap shifrën e 185.5 milionë lekëve nga të ardhurat e Bashkisë.
Janë rreth 17 hektar tokë, që parashikohet të trajtohen me zgjerimin e rrugëve brenda bllokut, ndërtimin e trotuareve si dhe ndërtimin e një rrjeti të ri kolektorësh dhe pusetash për ujërat e bardha dhe të zeza.
Në projekt përfshihen gjithashtu ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të ri të ndricimit publik. Gjatë nisjes së punimeve ka qenë i pranishëm dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
(e.n/news24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›