“Kartat”, qeveria ende asnjë datë për shpërndarjen e tyre
Ndonëse ka kaluar një muaj nga fillimi i procesit të aplikimve për kartën e re të identitetit një qytetar i vetëm është pajisur me të, ndërsa ende nuk dihet data e saktë kur do të nis shpërndarja e kartave.
TIRANE- Qeveria shqiptare ende nuk ka një përgjigje zyrtare për datën e sakte se kur do të nisë procesi i shpërndarjes së kartave yë identitetit. Sipas premtimit të parë të qeverisë shpërndarja e kartave duhet të niste dy javë pas fillimit të procesit të aplikimeve, por edhe pse ka kaluar rreth një muaj deri më sot një qytetarë i vetëm është pajisur me kartë identiteti të cilën e ka tërhequr kryeministri Sali Berisha, ndërsa për të tjerët data e saktë mbetet ende enigmë.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti në një deklaratë për shtyp u shpreh se “për qytetarët shqiptarë them se po pajisen me karta identiteti pasi ata po aplikojnë”.
I vënë përballë akuzave të forta të opozitës për numrin e madh të dublikimeve në regjistrin kombëtarë të gjendjes civile. Zoti Teliti deklaroi përfundimin e plotë të procesit të pastrimit rreth 50 mijë emra të dubluar.
“Në përfundim të kontrollit të dublimeve të mundshme u identifikuan në sistem:
5,818 persona të dubluar brenda të njëjtës zyrë, të njohura si dublime të brendshme
45.074 persona të dubluar ndërmjet zyrave, të njohura si dublime të jashtme
në një total të përgjithshëm prej 50,892 personash të dyshuar si të dubluar”- tha Teliti.
Teliti theksoi se sipas të dhënave të nxjerra nga regjistri kombëtarë i gjendjes civile të pastruar rezulton se numri total i popullsisë është 4,249,942 shtetas nga të cilët votues janë 3,133,248 .shtetas. (a.r/news24/balkanweb)