E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Islami: Komisioni i Venecias të shqyrtojë "dosjet"

Partia Socialiste ka theksuar se raportuesit e KE janë larguar të shqetësuar për ligjin e lustracionit për disa arsye, që kanë të bëjnë me mosmarrjen e një opinioni nga Komosioni i Venecias, dhe presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese. 

TIRANE- Partia Socialiste ka hedhur akuza kundër kryeministrit Berisha duke theksuar se nuk u tregua aspak bashkëpunues me raporterët e Këshillit të Evropës.
Përmes një deklarate për mediat, deputeti socialist Kastriot Islami deklaroi se raporti që do të paraqitet nga raportuesit e Këshillit të Evropës do të jetë shuplaka e rradhës ndaj qeverisë.
Ndër të tjera , Islami ka folur edhe një herë për qëndrimin e partisë Socialiste në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve, duke e konsideruar një ligj të miratuar vetëm nga maxhoranca, me synimin kryesor paralizimin e sistemit të drejtësisë. “
Dihet tanimë qëndrimi i PS: Ky ligj është miratuar në mënyrë të njëanshme vetëm nga maxhoranca, shkel kushtetutën në më shumë se 28 raste, është i pazbatueshëm. Ky ligj ka për synim të dëmtojë apo të paralizojë Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë”- ka thënë Islami për gazetarët.
Partia Socialiste ka theksuar se raportuesit e KE janë larguar të shqetësuar për ligjin e lustracionit për disa arsye, që kanë të bëjnë me mosmarrjen e një opinioni nga Komosioni i Venecias, dhe presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese.
PS ka kërkuar pezullimin e zbatimittë ligjit të dosjeve, ti lihet Gjykatës Kushtetuese marrja e një vendimi për pezullimin e zbatimit dhe më tej të ftohet Komisioni i Venecias për të gjykuar përmbajtjen dhe përputhshmërinë e tij me Kushtetutën e Shqipërisë dhe parimet e KE.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›