E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti: Vendimi i Kushtetueses nuk prek censusin

Sipas Telitit, të dhënat e prodhuara nga ky proces do të përdoren vetëm për statistikë dhe nuk do të reflektohen në regjistrin themeltar të gjendjes civile.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me censusin, ose regjistrimin e popullsisë, të dhënat e të cilit do të jenë tërësisht në dispozicion të INSTAT-it për qëllime statistikore, studimore dhe politika të zhvillimit”, u shpreh kreu i Gjendjes Civile në një konferencë për shtyp.

“Të dhënat e censusit nuk janë në asnjë rast pjesë e të dhënave të regjistrit themeltar të gjendjes civile. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese shtrin në ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverisë për heqjen nga certifikata të kombësisë si element i të dhënave të gjendjes civile të shtetasve”shtoi ai.

Ditën e premte, Gjykata Kushtetuese rrëzoi dispozitat për ndryshimin e kombësisë në ligjin për Gjendjen Civile. Gjykata vendosi me 6 vota pro dhe 2 kundër për të rrëzuar dispozitën e këtij ligji miratuar në vitin 2009, që përcakton procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin për Gjendjen Civile.

Duke e cilësuar ligjin si anti-kushtetues, gjykata ka kërkuar shpalljen si të papajtueshëm të termit “kombësi”. Padia në Kushtetuese u bë nga gjykatat e rretheve Sarandë, Shkodër dhe Përmet, të cilat kërkuan prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese shpalljen si të papajtueshëm  me Kushtetutën disa nga nenet e këtij ligji.

Ankimuesit deklaronin se ligji cenonte parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike.
/Start/E. B/

                                                                                             2011-09-18 18:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›